Babai i Astrit Deharit firmos peticionin “Duam zgjedhje” (Foto)

Shpërndaje

Në sheshet e Prishtinës tashmë qytetarët kanë mundësinë që të nënshkruajnë peticionin “Duam zgjedhje” të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në mesin e qytetarëve të cilët kanë nënshkruar deri tani peticionin për zgjedhje të reja është edhe babai i Astrit Deharit, njofton Indeksonline.

Valdrin Ahmeti nga Vetëvendosje ka publikuar sot një fotografi ku njoftoi se tenda do të jetë e hapur deri në orën 18:00.

“Axha Avni Dehari sapo nenshkroi peticionin me kerkese shpalljen e zgjedhjeve ne sheshin “Nenë Tereza’. Jemi ketu deri në orën 18:00. Ju mirepresim”, shkroi ai.