Basha flet si kryeministër: Do të fitojmë zgjedhjet, nuk do humbas kohë me kurthet dhe gropat e një qeverie të dështuar

Shpërndaje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se opozita e bashkuar do të fokusohet te ringritja ekonomike.

Teksa foli për media në fund të mbledhjes së Kryesisë, Basha tha se opozita e bashkuar dhe PD do paraqesin platformën ekonomike kudo në vend.

“Sfida më e madhe e çdo familje, e çdo shqiptari, është kriza ekonomike. Kjo krizë nuk mund të zgjidhet nga ta që zhvatën Shqipërinë.

Ndaj e gjithë vëmendja jonë është tek e ardhmja. Një ekonomi e fortë, një Shqipëri e fortë. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet.

Ndaj PD dhe opozita e bashkuar janë të vendosur të paraqesin platformën ekonomike kudo në Shqipëri. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, do të kemi në fokus ringritjen ekonomike.

Ky do të jetë përqendrimi i gjithë energjive tona. Do përqendrojmë gjithë energjinë tonë te fitorja e zgjedhjeve të ardhshme dhe zgjidhja e krizës së rëndë ekonomike, duke iu ofruar planin tonë shqiptarëve, për t’u kthyer ekonominë atyre”- tha Basha.