Berisha: z.Ahmeti e shihni se vjen momenti që edhe ju të luteni për diqka!

Shpërndaje

Shkruan: Ejup Berisha

Ah seç më vjen që ti themë një Jooooo shumë të madhe Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetit për propozimin e tij për Kryeministrin e parë shqiptar në RMV. Por nëse e bëj këtë gjë pastaj si zakonisht disa qarqe njerëzish dinë të fillojnë e të më bombardojnë me akuza sharje, ofendime dhe fyerje se unë ja qenkam tradhëtar, nuk qenkam shqiptar apo se jam spijun i këtij apo i atij shërbimi spijunazhi apo dhe se ndoshta mos vallë jam i Zaevit të LSDM-së apo edhe i Mickovskit të VMRO-së. E unë për hirë të së vërtetës nuk jam as tradhëtar, as antishqiptar, as spijun por gjitjashtu nuk jam as i Zaevit e as i Mickovskit por jam i biri i Isuf Berishës të ndjerë që e ka humbur jetën në një fatkeqsi ajrore që ndodhi në afërsi të Aeroportit të qytetit të Ohrit këtu në RMV në fund të muajit nëntor të vitit 1993. Babain tim të mrekullueshëm e takofsha në Parajsë sepse një baba i tillë shumë i mirë i urtë dhe tepër i përkushtuar jo vetëmse për familjen e tij por edhe për rrethin dhe shoqërinë vendin e ka në mesin e Parajsës. Dhe në vazhdim do ti kthehem qëndrimit tim rreth propozimit të Ali Ahmetit për Kryeministrin e parë shqiptar. A e dini se pse më vjen që ti themë një Joooo të madhe Aliut dhe BDI-së për Kryeministrin e parë shqiptar sepse ky propozim në esencë është Partiak pra është i Kryetarit të Bashkimit Demokratik për integrim pasiqë i njëjti del nga guzhina e kësaj Partie politike. Kështuqë kjo sinjalizon se ky propozim është pjesë e fushatës parazgjedhore por edhe se gjithashtu do të jetë pjesë përbërëse edhe e fushatës zgjedhore të këtij subjekti politik. E idetë e mëdha për të qenë më të pranueshme dhe më të besueshme nuk duhet të dalin nga guzhinat e subjekteve politike e aq më pak të jenë pika kryesore të platformave parazgjedhore dhe zgjedhore të Partive politike. Kështuqë mendoj se propozimet apo projektet e tilla që dalin prej këtyre propozimeve konsideroj se ato duhet të dalin si nisma neutrale nga rrethet e qytetarëve në rastin konkret nga qytetarët shqiptar. Ndërsa ajo që duhet ta bëjnë subjektet politike lidhur me këto nisma është që ato duhet tu japin përkrahje dhe mbështetje të fuqishme të njëjtave si psh Propozimit për Zgjedhjen e Kryeministrit të parë shqiptar, apo edhe idesë për zgjedhjen e një Presidenti shqiptar. Ajo që gjithashtu më shtynë që ti themë Joooo Ali Ahmetit për Kryeministrin e parë shqiptar është kundërshtimi apo dhe anashkalimi i një nisme time të hedhur në opinion nga unë për një kandidaturë të mundëshme për pjesmarrjen time në zgjedhjet për President Republike nga ana e Ali Ahmetit dhe subjektit të tij politik BDI. Pra këtë nismë apo dhe gatishmëri timen për tu kandiduar dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale nuk e injoroi dhe nuk e anashkaloi vetëmse BDI por këtë gjë e bënë edhe të gjitha subjektet e tjera politike shqiptare në RMV. Pra injorimin dhe anashkalimin e bënë gjithashtu edhe PDSH e Menduh Thaqit, Aleanca për shqiptarët e Ziadin Selës por edhe Besa e Bilall Kasamit.Pra edhe këto aspak nuk e regjistruan këtë dëshirë timen që të paraqes kandidaturë për pjesmarrje në zgjedhjet Presidenciale. Pra as a, as b e as sh nuk u dëgjuan hiç të thonë këta apo të paktën shkurt e shqip të më thonë shih urdhëro e të flasim apo dhe mos u brengos se të paktën përkrahjen tonë do të mundohemi që ta sigurojmë për kandidaturën tënde. E unë isha shumë i vendosur, serioz e i pjekur dhe nuk kisha dalë në opinion që të bëj shaka as me vetveten e as me qytetarët lidhur me qështjen e kandidimit tim për President. E postet shumë të rëndësishme janë për të gjitë qytetarët e moshës së pjekur dhe madhore të paktën këtë gjë formalo-juridikisht e garanton edhe Kushtetuta e vendit. Prandaj ja që vie momenti që dikush që njëher të ka injoruar dhe anashkaluar edhe ai të ketë nevojë për mbështetjen tënde, e kësaj radhe nevojë për mbështetjen time ka Ali Ahmeti dhe BDI. Pra nuk thonë kotë vjen dita që edhe ti lutesh dikuj për ndonjë mbështetje. Edhe unë mund ta injoroj dhe anashkaloj BDI-në apo nismën e tyre për Kryeministër shqiptar por jo unë nuk do ta bëj një gjë të tillë derisa nuk i dëgjoj të gjitha argumentet e tyre me shumë vëmendje. Prandaj deri atëher shpresoj se BDI do të jetë në gjendje të sçaroj dhe të argumentoj se pse ka dalë me propozim për Kryeministrin e parë shqiptarë e ky sçarimi i tyre duhet të jetë me plot argumente përmbajtësore dhe bindëse sepse bëhet fjalë për një nismë shumë të rëndësishme.