Çulev: Pres zgjedhje korrekte dhe demokratike, presionet dhe rryshfeti do të sanksionohen ashpër

Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme disponon me informata operative, të cilat flasin se disa struktura të caktuara kriminele do të shfrytëzohen për kryerjen e rryshfetit dhe presionit ndaj votuesve dhe në atë drejtim MPB-ja ndërmerr aktivitete adekuate në terren, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev në televizionin TV Kanal 5.

Çulev megjithatë pret që fushata dhe zgjedhjet të kalojnë në atmosferë korrekte dhe demokratike, pa provokime dhe parregullsi.

“Pres që zgjedhjet të jenë korrekte, të qeta dhe demokratike. U bëj thirrje qytetarëve të përmbahen nga çfarëdo rryshfeti, të mos i nënshtrohen provokimeve nga partitë politike ose strukturave kriminele, pasi do të sanksionohen në mënyrën më të ashpër, pardon nuk do të ketë”, deklaroi Çulev.