Çulevi nuk e fton në takim kryeshefin e vetëm shqiptar të policisë

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, ka anashkaluar sot në takim kryeshefin e vetëm shqiptar të Sektorëve për Punë të Brendshme në gjithë terrotorin e Maqedonisë.

Amir Dalipi, kryeshef i SPB-në Tetovë, sektor ky që mbulon edhe stacionet tjera policore në Pollog, nuk ka pranuar ftesë nga ministri Çulev për takimin ku u diskutua për gjendjen lidhur me sigurinë e shëndetit në kohë të pandemisë, si dhe për implementimin e masave qeveritare lidhur me mbrojtjen nga virusi Covid-19.

Burime të gazetës KOHA informojnë se në takim nuk është ftuar as shefi i Byrosë për Siguri Publike, Sashe Tasevski, i cili është edhe njëra nga hallkat e implementimit të masave qeveritare për mbrojtje nga virusi.

“Nuk ka si të komentohet ndryshe pos bojkot i plotë i Çulevit ndaj zyrtarëve shqiptarë në MPB. I vetmi shqiptar si shef SPB, Amir Dalipi i policisë në Tetovë, sektor ky që mbulon disa stacione policore në Pollog, nuk është ftuar. Në takim ndërkohë Çulevi ka ftuar këshilltarin e tij maqedonas që mbulin Pollogun, si strukturë paralele për Tetovën dhe Gostivarin”, thonë burime tona në MPB, ndërsa shtojnë se në takim kanë marrë pjesë shefat e SPB-ve që udhëhiqen nga kuadro të VMRO-së, konkretisht të emëruarit nga vet Çulevi.