Daçiq thyen vetëm pas disa orësh premtimin që ia dhanë SHBA-së, Osmani: Kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë

Shpërndaje

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi sot ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka falënderuar sot Algjerinë për pozicionin kundër pavarësisë së Kosovës.

Osmani thotë se kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë që të hënën i premtojnë SHBA-së që do të ndalin fushatën kundër Kosovës.

“Sot, Daçiq falënderon Algjerinë për pozicionin kundër pavarësisë së Kosovës. Prit një minutë. A nuk janë pajtuar që ta ndalin këtë absurditet. Kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë, miq: Të hënën, ata i premtojnë SHBA-së që të ndalin kampanjën. Të martën, ata e rifillojnë atë”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në rrjetin social Twitter.

Se Serbia do ta ndalë fushatën kundër Kosovës e ka konfirmuar dje emisari i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, kur ka dhënë njoftimin për takimin e 27 qershorit që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në Washington.