Deklarata e plotë e Prokurorisë Speciale: Për çfarë akuzohen Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli?

Shpërndaje

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ka ngritur akuza ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit. Dy prej figurat kryesore të PDK-së akuzohen për krime gjatë Luftës së Kosovës. Thaçi dhe Veseli, por edhe persona të tjerë dyshohen për krime kundër njerëzimit ndër të cilat vr*asje, zhdukje të personave, përpjekje dhe tortura.

Aktakuza ndaj Thaçit vjen pasi luftëtari veteran i kthyer në politikan, i cili ka mbajtur nën kontroll vendimmarrjen në Kosovë që pas përfundimit të luftës në vitin 1999, rrëzoi qeverinë e kundërshtarit të tij Albin Kurti pas disa muajsh luftë, krijoi një qeveri të re dhe ishte gati të finalizonte një “marrëveshje të shekullit” me Serbinë dhe aleatët saj amerikanë.

Aktakuza, e ngritur në ditëlindjen e 52-të të Thaçit, më 24 prill, por e publikuar vetëm dje, pretendon se ai dhe të tjerë janë përgjegjës për rreth 100 vr*asje. Krimet e tjera të pretenduara në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të njohura shqiptarësh, serbësh, romësh dhe të etnive të tjera të Kosovës, dhe përfshijnë edhe kundërshtarë politikë shqiptarë të Kosovës.

Krimet kundër njerëzimit i referohen krimeve të kryera në kontekstin e sulmeve të përhapura ose sistematike kundër civilëve ose pjesëve të identifikueshme të popullatës civile, dhe mund të kryhen në kohë paqeje, jo vetëm gjatë konflikteve, siç ndodh me krimet e luftës.

Aktakuza pretendon se Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë të akuzuar janë penalisht përgjegjës për rreth 100 vr*asje. Krimet e pretenduara në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të njohura shqiptarësh, serbësh, romësh dhe të etnive të tjera të Kosovës, si edhe përfshijnë edhe kundërshtarë politikë. Ato përfshijnë gjithashtu zhdukjen me forcë të personave, persekutim dhe tortura.

Ajo që habit në deklaratë, është se ajo është e mbushur me deklarime emocionale dhe politike.

Paragrafi i tretë i këtij njoftimi është edhe shkelje e të drejtave fondamentale, sepse e paragjykon fajësinë e dy ish-udhëheqësve të UÇK-s dhe kjo është edhe shkelje e Kushtetutës së Kosovës.

Saktësisht me bërjen publike të këtij njoftimi, me atë gjuhë politike, Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka shkelur edhe Rregulloren e Procedurës dhe Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Në këtë rast është shkelur rregulli nr. 6 (Mosrespektimi i Rregullores), i cili thotë se çdo mosrespektim i Rregullores që shkakton padrejtësi ligjore thelbësore përmendet menjëherë, por jo më vonë se dhjetë (10) ditë pasi të jetë ditur për mosrespektimin. Gjithashtu, sipas këtij rregulli, paneli mund ta shqyrtojë një mosrespektim të tillë proprio motu, si edhe të marrë masat e duhura për garantimin e integritetit dhe drejtësisë së procesit.

Deklarata e plotë:

Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vr*asje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vr*asje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e ZPS-së se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm. Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar Aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat.

Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim THAÇIT dhe Kadri VESELIT për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së.

Besohet se z. THAÇI dhe z. VESELI kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë, Nëpërmjet këtyre veprimeve, z. THAÇI dhe z. VESELI kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës.