Diaspora dhe Destani bën bashkë mjekët shqiptarë: Si të ndihmojmë vendlindjen? (Foto)

Shpërndaje

Mjekët shqiptarë kudo në botë gjatë pandemisë treguan se ishin më pranë se kurrë me vendlindjen e tyre. Gjithmonë të gatshëm për të dhënë mendimin e tyre profesional, për të shpjeguar çfarë po ndodhte për të qetësuar ankthin e shqiptarëve në karantinë, e për të dhënë këshilla të vlefshme për jetën e gjithësecilit.

Shoqatat e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani ishte e para që u organizuar për të dhënë një ndihmë konkrete, fillimisht për shqiptarët që jetojnë në Gjermani, por falë prakticitetit të komunikimit virtual mjekët shqiptarë arritën të asistojnë çdo shqiptar që u shkruajti dhe kërkoi ndihmë.

E gjithë kjo eksperiencë e mjekëve në raport me vendlindjen u bë shkak për organizimin e një sesioni online për të mësuar më shumë se si mund të kthehen dhe të kontribuojnë në vendin e tyre.