EKSKLUZIVE: Pikat e marrëveshjes finale Kosovë – Serbi

Shpërndaje

Më 27 qershor në Uashington do të takohen delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë për ta arritur marrëveshjen finale mes dy vendeve.

Gazeta NewBorn, nga burime ndërkombëtare në Prishtinë, ka arritur t’i siguroj pikat e marrëveshjes, por për shkak të konfidencialitetit na është pamundësuar publikimi i tyre me anë të dokumenteve derisa ato të bëhen publike, para votimit të saj në Kuvendin e Kosovës.

Më poshtë ua sjellim pikat e marrëveshjes finale.

Pikat qe do t’i ketë marrëveshja finale janë:

1. Kosova fiton 7 miliard euro nga SHBA.

2. S’ka prekje te territorit të Kosovës.

3. S’ka Asociacion te Komunave Serbe me status të veçantë.

4. Kosova merr njohje nga Serbia.

5. Kosova merr ulësen në OKB pas tri viteve.

6. Serbia merr statusin kandidat për anëtare të BE-së dhe pranon anëtarësimin e Kosovës në BE pa e penguar ligjërisht, Kosova anëtarësohet dy vite më vonë.

7. Serbia fiton 10 miliard euro nga SHBA.

8. Kosova merr liberalizimin e vizave.

9. Kosova merr njohje nga 5 vendet e BE-se brenda 12 muajve pas nënshkrimit të marrëveshjes finale.

10. Kosova dhe serbët që jetojnë në Kosovë kanë qasje për furnizim me ujë nga Ujmani, por menaxhohet dhe mbikëqyret nga autoritetet e Kosovës.

11. Trepçën e merr në menaxhim Qeveria e Republikës së Kosovës, sipas statutit të votuar në Kuvendin e Kosovës.

12. Serbisë i lejohet t’i ndihmoj serbët në Kosovë me mjete financiare, Kosovës i lejohet t ‘i ndihmoj qytetarët e Luginës me mjete financiare.

13. Kosova anëtarësohet në UNESCO, INTERPOL pa u penguar nga Serbia, ndërsa vota e Serbisë PRO ose KUNDËR, varet nga vullneti i saj.

14. Serbia bëhet kandidate për anëtarësimin në NATO dhe pranohet si anëtare në të njëjtin moment me Kosovën.

15. Kishat Ortodokse ne Kosove, financohen nga mjetet e mbledhura nga donatoret serb brenda Kosovës dhe objektet ruhen nga gjysma e Policisë që janë të komunitetit shqiptar të Kosovës dhe gjysma e policëve serbë të Kosovës.

16. Serbia kërkon falje për krimet e luftës në Kosovë, detyrohet të ndajë mjete për dëmet e shkaktuara (me ndihmën e BE-së pas anëtarësimit ne BE) dhe do t’i gjykoj kryerësit e krimeve të luftës, në këtë gjykim, ku gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të jenë nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe gjysma gjyqtarë dhe prokurorë serbë.

17. Serbia ndryshon Kushtetutën e saj dhe heq nga preambula e saj Kosovën me termin “Kosovo dhe Metohija”.

18. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë marrin Çmimin Nobel për Paqe, për arritjen e marrëveshjes historike.