‘Ëndrra’ e Grubit: BDl e meriton kryeministrin shqiptar (Video)

Shpërndaje

Deputeti i BDl-së, Artan Grubi ka dhënë një intervistë për Sitel TV në lidhje me idenë për Kryeministin e parë shqiptar të vendit.

Me këtë rast, Grubi potencoi që tashmë ka ardhur koha që në RMV të zgjidhjet një Kryeminisër Shqiptar, dhe se ky qëllim është i arritshëm.

Në pyetjen nga studio e TV Sitel se pasi dy partitë më të mëdha të bllokut maqedonas refuzuan idenë për Kryeministër shqiptar, a do të thotë kjo që BDl nuk do të ketë me kë të bëjë koalicion, Grubi me përgjigje:

“Nuk ishin të magjepsur pasi e dinë që BDl atë që e projekton edhe e realizon. Dhe kjo do të thotë që të dy kandidatët për Kryeministër nuk do të jenë Kryeministra dhe ai person do të jetë kandidati që do ta propozojmë ne. Dhe për këtë shkak, besoj që kishte reagime të tilla agresive nga ana e dy partive politike maqedonase”, tha Grubi.