Fetai: Tash është koha për diçka ndryshe, fati jonë në duart tona!

Shpërndaje

Shkruan: Mr.Alil Fetai

Të them të drejtën nuk jam adhurues i këtij tipi dhe lloji të lojës demokratike e sistemi që po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut. Por, sidoqoftë kemi atë që kemi dhe duhet thënë që kjo qeveri nuk ishte e besueshme dhe se qytetarët e ndjejnë dhe shohin të gjithë të metat e saj e zakonisht shqiptarët akoma gjenden ne një pik të një sistemi monist.

Ndoshta kjo ndodh sepse rregullat, të paktën Ligji, nuk i vendos të gjithë konkurrentët në të njëjtin pozicion. Kodi zgjedhor është shkruar për të garantuar fitoren atyre…duke mos trajtuar siç duhet diasporën e shumë numërt dhe oksigjenin e shoqërisë tonë, kontrollin mbi mediat dhe duke mos anashkaluar veset e vjetra të vjedhjeve të votave.

Problemi nuk është çdoherë Ligji dhe vetëm sistemi zgjedhor, por edhe skena politike dhe karakterizimi i njerëzve që janë të përfshirë në politikë.

Shpesh e pyesim veten pse të arsimuarit dhe të ndershmit nuk i kalojnë zgjedhjet sipas pritshmërive, por ekspozohen ekzibicionistët dhe palaçot argëtues kalojnë?!.. me përjashtime te vogla.
A do të thotë kjo se për të ndershmit edhe mëkati më i vogël duket i tmerrshëm, kurse për hipokritin, injorantin, dhe të pabesit u falet shumë dhe u njihet e drejta për të bërë gabime.

Ne kemi politikan qe janë te zëshëm me vite që të bëhen sa ma te rëndësishëm, por pa asnjë ndjenjë të përgjegjësisë dhe pa i përjetuar aspak të tjerët.

Është kohe zgjedhje dhe po bëhet gjithnjë e më e qartë kush është e çfarë është.

Ndryshueshmëria e individëve është një rast dhe jo një plan, parimet dhe fuqia fisnike përcaktojnë cilat janë këto gjëra. Politika është një fushë e veçantë në të cilën ndjehet ligji i mbijetesës.

Tash është koha, kur vota e çdo qytetari do të ndihmoj në trasimin e një rruge të re në një demokraci me vlera evropiane, apo do të jetë fati jonë si çdoherë ku i mbyllnim sytë, ndalnim frymën dhe çdoherë zgjidhnin të njëjtin…Tash është koha për diçka ndryshe, fati jonë në duart tona!

Këtu nuk shprehet vetëm një zemërimin shoqëror gati 18 vite , por edhe për të paralajmëruar se asgjë nuk ka mbaruar, se nuk ka mbarim të luftës fillore, dhe për të drejtuar gjithë inteligjencën tonë kundër rastësisë së verbër të rezultateve politike, për të mos u mashtruar nga dobësitë e injoranteve dhe koprracëve e kvazi intelektualeve.

Shpresojmë thellë, tash më është koha si asnjëherë për një ndryshim dhe trasim të një rruge demokratike me standarde evropiane një shtet për te gjithë, ku edhe ne Shqiptaret si pjesë e madhe autoktone dhe përbërës e këtij shteti ku paguajmë dhe kontribuojmë ,do të doja gjithashtu lirinë e zgjedhjes, ndryshimit, përparimit dhe barazisë absolut