Fluturimet nga Turqia drejt Maqedonisë së Veriut fillojnë më 15 qershor

Shpërndaje

Ministri i Transportit dhe Infrastruktures se Turqisë, Adil Karaismailoglu, deklaroi se planifikojnë që të fillojnë fluturimet drejt 40 vendeve të botës, duke filluar nga 10 qershori.

Në komunikatën e ministrit thuhet se nga 15 qershori Turqia do të fillojë fluturimet me Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Azerbejxhanin, Çekinë, Kroacinë, Hong Kongun, Zvicrën, Japoninë, Lituaninë, Hungarinë, Poloninë, Rumaninë, Serbinë, Singaporin, Slloveninë dhe Taxhikistanin.

Ndërkohë fluturimet drejt Shqipërisë, Turqia do t’i fillojë më 22 qershor.