Fushatë “online” me thurrje #DorheqjaEkziston

Shpërndaje

Faqja “don’t you 20%me” ka nisur një fushatë “online” me thurje #DorheqjaEkziston duke ironizuar me përgjegjësinë e funksionarëve qeveritarë dhe bartësve të funksioneve publike.

Sipas asaj që shkruhet në këtë faqe,qëllimi i fushatës është ndërgjegjësimi i bartësve të funksioneve publike dhe senzibilizimi i opinionit për të besuar në ekzistimin e instucionot “dorheqje” sepse kjo tek ne është një “specje në zhdukje”.

Një fushatë e këtillë shumë kreative dhe moderne duket se po gjenë përkrahje nga opinioni,shumë komentues kanë shënjestruar funksionarë dhe kanë dhënë propozime konkrete se kush duhet të dorhiqet.

Ja postimi i plotë:

Të nderuar lexues, të nderuar ndjekës të faqes “don’t you 20% me” prej sot do të nisim një fushatë online me thurrje

#DorëheqjaEkziston

Qëllimi i kësaj fushate është të senzibilizojmë opinionin,me qëllim të vetëdijsimit se DORËHEQJA si institucion demokratik ekziston,ajo është e vërtet, në shumë vende të botës ajo është realitet është e përdorshme.

Opinioni i RMV ka arritur shkallën më të lartë të skeptizmit në raport me DORËHEQJEN.. sigurisht,i ndikuar nga “fa.ke lajmet” e pushtetit të cilët kurrë se kanë përdorë këtë formë demokratike të përgjegjsisë morale siç është DORËHEQJA bile kanë punuar gjatë gjithë kohës për ta bindur opinionin se DORËHEQJA është “fa.ke lajm”

Të nderuar ndjekës dhe lexues, kërkojmë edhe ndihmën tuaj që ta senzibilizojmë sa më shumë opinionin për ta bindur se DORËHEQJA vërtet ekziston, nga hulumtimet e faqes tonë rezulton se shumica e qytetarëve nuk besojnë se ekziston DORËHEQJA si institucion.

Ju lutemi të gjitha shembujt e dorëheqjeve në botë të na i dërgoni në postën tonë “inbox” dhe ne do ti publikojmë.

Gjithashtu, për të gjithë ata funksionarë që mendoni se duhet të dorëhiqen ju lutem bëjini “tag” dhe me një sqarim të shkurtër për cilën arsye #DorëheqjaEkziston duhet të japin dorëheqje.

Me respekt: Stafi i faqes “don’t you 20% me”