Gjendja e jashtëzakonshme, deri të premten vendim i ri nga Qeveria

Shpërndaje

Gjendja e jashtëzakonshme, e katërta me radhë, skadon të shtunën më 14 qershor. Nëse Qeveria do të kërkojë vazhdim, do të dihet deri të premten.

Vendimi i katërt për gjendje të jashtëzakonshme 14-ditëshe u morr nga presidenti Stevo Pendarovski më 30 maj, pas mbledhjes së Këshillit të sigurisë. Gjendja e jashtëzakonshme ka si qëllim t’i mundësojë Qeverisë dhe institucioneve të përballen në mënyrë efikase me sfidat shëndetësore, por edhe ekonomike-sociale lidhur me krizën e shkaktuar nga virusi Korona. Që nga 18 marsit Presidenti solli tre vendime për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Dy të parat zgjatën 30 ditë, ndërsa e fundit dy javë. Dy vendimet e para u kontestuan në Gjykatënkushtetuese, por ajo vendosi se nuk ka bazë për ngritje të procedurës për vlerësim të kushtetshmërisë dhe ligjshmërisë së tyre.

Nga shpallja ose jo e gjendjes së jashtëzakonshme për të pestën herë, varet edhe data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. LSDM këmbëngul për zgjedhje më 5 korrik, me këtë mendim dakordohet edhe lëvizja Besa. VMRO-DPMNE i sheh zgjedhjet në këtë periudhë si cështje në plan të dytë për shkak të pandemisë Covid. BDI vlerëson se vendimtar për datën duhet të jetë mendimi i Komisionit për sëmundje ngjitëse. Ash dhe Alternative janë për zgjehdje nga fundi i korrikut, PDSH është për zgjedhje 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Ndërkombëtarët më shumë herë kanë apeluar se vendit i duhen istitucione efikase, sidomos në këtë fazë të integrimit. Megjithatë përkujtojnë se parësore është përballja me pandeminë, dhe mundësimi i një procesi korrekt dhe demokratik zgjedhor.