Greku djeg flamurin shqiptar në mes të Sarandës (Video)

Shpërndaje

Manolis Vito, minoritar grek nga fshati i Finiqit, duket se nuk zë mend.

Ai është bërë sërish personazh i rrjeteve sociale dhe mediave me aktin e dytë të djegies së flamurit shqiptar në qendër të Sarandës.

Momenti i djegies së flamurit është publikuar nga vetë ai në rrjetet sociale.

‘Këtu jemi në Vorio Epir’, thotë ai.

Më tej ai thotë se e ka hequr flamurin shqiptar nga zyrat e OMONIA-s në Sarandë dhe po e djeg.

Kjo ka sjellë irritimin e shumë qytetarëve, të cilët kanë komentuar të revoltuar.

Shpesh here në jug të vendit janë shënuar incidente të tilla me përmbajtje raciste. Ndërsa djegia e flamurit është më e rënda.