Haki Abazi: Thaçi ka shpenzuar miliona për ndarjen e Kosovës

Shpërndaje

Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi ka deklaruar se Presidenti Hashim Thaçi ka shpenzuar miliona për ta bërë ndarjen e vendit realitet. Abazi thotë se Thaçi po e shpërfaq përfundimisht rolin e tij si shërbëtor i Serbisë. “Me 27 qershor fillon shpërbërja përfundimtare e Bosnie Herzegovinës dhe izolimin e shqiptarëve” shkruan Abazi në facebook njofton ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

Rreziku për vendin po rritet nga Thaçi që ka shpenzuar miliona euro për ta bërë ndarjen e vendit realitet. Dialogu pa strategji e me shumë gënjeshtra në Bruksel ka sjellur izolimin e Kosovës dhe ka ndalur njohjet.

Dialogu pa strategji e me qeveri ilegale, në Washington DC, ja mundëson Vucicit dhe Serbisë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe do ta përplasë Kosovën dhe shqiptarët me SHBA. Thaçi po e shpërfaq përfundimisht rolin e tij të shërbëtorit të Serbisë. Me 27 qershor fillon shpërbërja përfundimtare e Bosnie Herzegovinës dhe izolimin e shqiptarëve.