Haziri: Nuk do të ketë takim në Shtëpinë e Bardhë

Shpërndaje

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në një telefonatë gjatë emisionit ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur se Kosova nuk do të ketë delegacion në Shtëpinë e Bardhë, siç ishte planifikuar për 27 qershor.

“Nuk do të ketë takim.

Takimi i planifikuar në Shtëpinë e Bardhë, pasi Kosova nuk ka delegacion më.

Prej 4 muajsh, gjykatësi i gjykatës speciale duhet të vendosë.

Thuhet se ka edhe emra të tjerë, por këtë herë është nisur nga emrat më të njohur. Në këtë rast po flasim për presidentin dhe kreun e opozitës.

Hoti ka një axhendë të planifikuar në Bruksel. Delegacioni i Kosovës për në Shtëpi të Bardhë nuk është i plotë. Duhet pjekuri politike dhe dialog i brendshëm, për të gjetur rrugën më të mirë për popullin e Kosovës”, deklaroi Lutfi Haziri në SYRI TV.