Heqja e reciprocitetit, reagon Haxhiu: Qeveria ilegale po i hap rrugën Thaçit për marrëveshjen me Serbinë

Shpërndaje

Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu ka reaguar pasi Qeveria e Kosovps, ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.

Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se heqja dorë nga reciprociteti është heqje dorë nga sovraniteti.

Sipas saj, qeveria ilegale po i hap rrugën Thaçit për marrëveshjen me Serbinë.

“Heqja dorë nga reciprociteti është heqje dorë nga sovraniteti. Qeveria ilegale po i hap rrugën Thaçit për marrëveshjen me Serbinë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka votuar për të hequr masat e reciprocitetit ndaj Serbisë. Këto masa u vendosën më 1 prill nga qeveria e kaluar e udhëhequr nga Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se me heqjen e reciprocitetit janë hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm sot, duke i hequr pengesat për procesin e dialogut, në përputhje me zotimet që kemi dhënë para partnerëve tanë ndërkombëtar”, ka thënë Hoti.