IRI amerikan: Albin Kurti ka dyfish më shumë rejting se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Isa Mustafa bashkë

Shpërndaje

Sipas anketës rajonale të IRI-t amerikan, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti bindshëm është politikani më i popullarizuar në Kosovë me 25 për qind rejting.

Pas tij është Vjosa Osmani me 15 për qind, në vend të tretë presidenti Hashim Thaçi me 6 për qind, kurse Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli menga 5 për qind. Në listë nmuk figurojnë aspak me rejting kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e as kryeministri i ri, Avdulla Hoti.

Këto rezultate i ka komentuar analisti shqiptar nag Shkupi, Naser Selmani.

“Albin Kurti ka rejting më të lartë se krejt komandantët bashkë, Hashimi, Ramushi e Kadria! Me qenë të mençur këta të LDK-së Vjosën e zgjedhin kryetare! Ama nuk janë, e bënë Dullën kryeministër:)”, ka komentuar Selmani.

Ndryshe anketa e IRI-t tregon se shumica absolute e serbëve janë kundër NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mbi 80 për qind e serbëve kanë qëndrim negativ ndaj NATO-s dhe mbi 60 për qind e shikojnë SHBA si kërcënim!

Nga ana tjetër, pjesa dërmuese e serbëve duan apo pëlqejnë Rusinë dhe Kinën!

86 për qind kanë mendim pozitiv për Rusinë dhe 85 për qind ndajnë të njëjtin mendim për Kinën!

Mbi 80 për qind e serbëve e shohin Rusinë si partner politik, ndërsa mbi 70 për qind edhe si partner ekonomik.

Mbi 60 për qind e shikojnë Kinën si partner politik dhe mbi 70 për qind si partner ekonomik!

Serbët janë të ndarë edhe sa i përket Bashkimit Evropian. Mezi 50 për qind janë për anëtarësimin e Serbisë në BE.

“Krerët serbë kanë bërë zgjedhjen e tyre. U pëlqen të jenë satelit të rusëve dhe kinezëve në Ballkan!

Ata e dine se pa Rusinë, Serbia është një HIÇ!

SHBA dhe BE duhet të kuptojnë se Serbia është Rusia e vogël në Ballkan dhe nuk bëhet ndryshe.

Sa më shumë që do ta ledhatojnë Vuçiçin, aq më shumë do të dalldiset!

Prandaj, SHBA dhe Bashkimi Evropian duhet të jenë shumë të kujdesshëm ndaj Vuçiçit!

Përndryshe rrezikojnë të dështojnë të gjitha përpjekjet për të integruar Ballkanin në aleancën euroatlantike!”, thekson Selmani duke komentuar edhe këtë pjesë të rezultateve të anketës.