Ish funksionari i PPD-së, Naser Ziberi kandidati për KRYEMINISTËR SHQIPTAR

Shpërndaje

Pas lakimit të disa emrave në opinion për pozitën e KRYEMINISTRIT SHQIPTAR, para pak çastesh Ali Ahmeti në tubimin në Prespë shpalosi emrin për kandidatin Shqiptar për Kryeministër, ish funksionarin e lartë të PPD-së, Naser Ziberi, njofton ALBAZONE MEDIA.

U kujtojmë se kush është Naser Ziberi:

Naser Ziberi ka lindur në vitin 1961 në fshatin Llaskarcë të Shkupit, komuna e Sarajit. Ai ka përfunduar Fakultetin Juridik dhe aktualisht ushtron profesionin e noterit. Ziberi në të kaluarën ka qenë funksionarë i lartë i PPD-së./ALBAZONE MEDIA/