Java e Lëvizjes VETËVENDOSJE! përbyllet në ditëlindjen e veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hotit (Foto/Video)

Shpërndaje

Java e Lëvizjes u përmbyll sot më 17 qershor, në ditëlindjen e veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hotit. Për shënimin e ditëlindjes së 77, Kryetari Albin Kurti, së bashku me një delegacion nga Lëvizja, vizitoi paradite shtëpinë muze të Ukshin Hotit, për t’u kyçur pasdite në bashkëbisedimin e organizuar publik e të drejtuar nga Glauk Konjufca për mësimet dhe rëndësinë e jetës dhe veprës Ukshin Hotit.

Bashkëbisedimi kishte shumë zëra të ndryshëm mbi shumanësinë e mendimit dhe veprimit politik të Ukshin Hotit. Sa profesor aq edhe tribun, sa institucional aq edhe jashtëinstitucional, Ukshini është emri i një figure të cilën nuk e rehatojmë dot në korniza të paracaktuara, por që na krijon korniza të reja dhe na problematizon ato të tjerat. Kërkimi i fatit të Ukshin Hotit është kërkimi i fatit tonë. Vepra e tij është vetja jonë më e mirë, mundësitë e pamata të angazhimit tonë politik.

Lavdi jetës dhe veprës së Ukshin Hotit!