Jim Belushi hap lokal në SHBA, i vendos emrin e veçantë shqiptar (Foto)

Shpërndaje

Jim Belushi është një nga komedianët më të njohur në Hollywood. Ilindur në SHBA nga prindër shqiptar ai në çdo rast ka treguar me krenari prejardhjen e tij. Së fundmi Belushi ka vendosur të hapë një lokal në fermën e tij në Oregon, ndërsa emrin e lokalit e ka vendosur në gjuhën shqipe.

“Ëngjëll Cafe” është emri i lokalit të Jim Belushit, i cili ka postuar edhe një foto në rrjetet sociale, ku të shumta kanë qenë komentet e shqiptarëve që i përgjigjeshin me simbolin e flamurit tonë kombëtar.

Aktori prej disa vitesh ka braktisur Hollywood-in për t’ju përkushtuar kultivimi i marijuanës në fermën e tij.