Jozyrtarisht, zgjedhjet më 15 korrik

Shpërndaje

Partitë kanë arritur marrëveshje për datën e zgjedhjeve. Jo zyrtarisht mësohet se LSDM-ja ka pranuar kushtet e VMRO-DPMNE-së. 15 korriku është dakorduar si datë për zgjedhje parlamentare. Nga VMRO-ja nuk konfirmojnë, por thonë se derisa pranohen kushtet për protokolle të rrepta gjatë votimit dhe monitorim ndërkombëtar të procesit, 15 korriku është datë e pranueshme.

“Derisa Zoran Zaev i pranon dy kushtet themelore të VMRO-DPMNE-së atëherë do të shkojmë në zgjedhje dhe do t’i fitojmë. Nëse nuk i pranon dëshmon se friket nga humbja- deklaroi Antonio Milloshoski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

LSDM-ja nuk konfirmon nëse ka marrëveshje, por thotë se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejtë.

LSDM – “Urgjentisht duhet të dalim nga kjo krizë. Kjo bëhet përmes zgjedhjeve sa më shpejtë që të mundemi”.

Derisa ka konsensus, për BDl-në 15 korriku është datë e pranueshme.

BDl – “Konsensusi është parimi jonë i funksionimit në shoqëri multietnike sepse eviton mbivotimin dhe margjinalizimin i cili në këtë rast parandalon krizën politike”.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa këmbëngul në datë me konsensus dhe proces legjitim.

ASH-AAA – “Kemi vlerësuar se përveç 12 prillit është e pranueshme çdo datë tjetër që do të sillet me konsensus të plotë nga të gjitha forcat politike në vend”.

Kryetari i Kuvendit ka njoftuar se dekretin për zgjedhje do ta ndryshojë pasi partitë politike të arrijnë konsensus për datën e zgjedhjeve.