Kasami: Kryeministër shqiptar do të ketë por jo nga BDl-ja e korruptuar dhe kriminalizuar!

Shpërndaje

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nëpërmjet një reagimi në Facebook ka reaguar ashpër kundër BDl-së dhe idesë së saj populiste. Kasami ka deklaruar se dështimet e BDl-së nuk mund të mbulohen duke lëshuar “një grusht miza” për kërkesa të cilat janë të definuara me ligj se si formohen qeveritë. Më tej Kasami ka shtuar se hedhja e kësaj ideje në opinion në këtë moment më shumë i ngjan arsyetimit se ajo do të shkojë në opozitë.

Gjithashtu, Kasami ka thënë se shqiptarët në të ardhmen edhe mund të kenë kryeministër në Maqedoninë e Veriut kjo nuk diskutohet, por ky me siguri nuk do të jetë nga rradhët e BDl-së derisa ata nuk po luftojnë krimin dhe korrupsionin brenda tyre.