Kimete Berisha: Pyet Avdullah Hoatin, kush je ti që e mban sekret marrëveshjen me Listën Serbe?!

Shpërndaje

Publicisjta e njohur, Kimete Berisha përmes një shkrimi në profilin e saj Facebook pyet Avdullah Hotin, kush je ti që e mban sekret marrëveshjen me Listën Serbe, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

Me çfarë të drejte ti Avdullah Hoti e kthen Serbinë në qeverinë e Kosovës dhe kush je ti që e mban sekret marrëveshjen me Listën Serbe?

Ku guxon ti me mbajtë sekrete me Serbinë kundër Kosovës?

Ku guxon ti me mbush AKI-në, FSK-në e Ambasadën e Kosovës në SHBA me serbë të Sheshelit!

I kujna je Ti?

Kush je Ti!

(Nejse, tregoju popullit se unë e di ‘kush je ti’, se mua moti më kanë tregu ‘i kujna je ti’, bash ‘këta’ të Presidencës)