Koalicioni ‘mundemi’: Do ta mposhtim BDl-në!

Shpërndaje

Në paraqitjen e parë të përbashkët në Tetovë, krerët e koalicionit të majtë ‘Mundemi’ Zoran Zaev e Bilall Kasami, kanë orientuar gjithë arsenalin e tyre politik kundër Bashkimit Demokratik për Integrim, kryeoponentit të tyre në njësinë e gjashtë zgjedhore. Zaev ka akuzuar integristët se po ndjekin politika shantazhuese, kurse Kasami ka thënë se e kanë humburr rrugën në oborrin e tyre:

‘Shoqe dhe shokë, ne do të fitojmë në njësinë e gjashtë zgjedhore do ta mundim edhe BDl-në, do ta mundim edhe Aleancën dhe Alternativën, dhe VMRO-DPMNE-në do ta mundim me së paku dy herë’,tha Zaev.

Liderët e koalicionit ‘Mundemi’, në tribunën në Tetovë u zotuan se mandatin që do ta marrin në zgjedhjet e 15 korrikut do ta shfrytëzojnë për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të çuar përpara procecin e integrimit evropian të vendit.