Komandanti i Koshares: Po ju tregoj nga maja e Lubotenit, Albini shpejt do kthehet kryeministër!

Shpërndaje

Naser Vllasi, ish-komandant i njësisë “Cobra” të UÇK-së në Koshare, i ka dal në përkrahje ish-kryeministrit dhe liderit aktual të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai këtë koment e ka bërë pak ditë pas krijimit të Qeverisë së re, e cila tani udhëhiqet nga Avdullah Hoti.

Vllasi përmes një shkrimi në Facebook, ka paralajmëruar një rikthim të fuqishëm të Albin Kurtit në krye të ekzekutivit të vendit.

Ai thotë se disa faqezinj që dikur e jepnin shpirtin për ish kryeministrin Kurti, tash që ra nga pushteti ia kthyen shpinën.

Por, ish-komandanti i Koshares, që në gjoks mbanë fotografin e Kurtit, shprehet se ky i fundit do të kthehet edhe më i fuqishëm.

“Servilizmi na shoqëron neve si popull me shekuj. Disa faqezinj që e jepnin shpirtin për Albinin tash që ra nga pushteti ia kthyen shpinën, por po ju tregoj nga maja e Lubotenit se ai do kthehet fuqishëm, ashtu si e ngrita këtu në maje!”, shkruan Naser Vllasi, ish-komandant i njësisë “Cobra” të UÇK-së në Koshare.

Ndryshe, komandant Naser Vllasi – Cobra, është i lindur më 22 shkurt 1965 në fshatin Ruboc komuna e Dardanës, ish “Kamenica”.