Komisioni për sëmundje infektive po mendon për kthim të orës policore në Shkup, Tetovë dhe Shtip

Shpërndaje

Komisioni për sëmundje infektive në Maqedoninë e Veriut është duke shqyrtuar mundësinë të rekomandojë kthim të orës policore. Burime të sdk.mk kanë deklaruar se po mendohet për kthim të pjesërishëm të orës policore në Shkup, Tetovë dhe Shtip, ku edhe janë shënuar shifrat më të larta ditët e fundit, transmeton Gazeta Lajm.

Sipas këtyre burimeve në Shkup situata më e rëndë është në Çair, Saraj dhe Aerodrom, pasi janë vërejtur raste kur lokale kanë punuar edhe pas orës 22.

Sot në tërë Maqedoninë janë shenuar 92 raste, prej të cilave shumica sërish në Shkup.