Komisioni për Sëmundje Infektive: Qeveria të vendos për kufijtë

Shpërndaje

Komisioni i Sëmundjeve Infektive (KSI) ia ka besuar Qeverisë çështjen e hapjes së kufijve pa kushte për PCR test negativ dhe izolim 14 ditorë. Në mbledhjen e sotme nuk është diskutuar fare kjo çështje. Ndonëse u paralajmërua një gjë e tillë nuk u diskutua as gjatë uikendit, edhe përkundër që vetë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe kishte deklaruar një gjë të tillë. Hapja e kufijve është çështja e parë për të cilën distancohet Komisioni pa shprehur mendimin e tyre shkencor.