Konjufca: Hashim Thaçi doktor i manipulimeve

Shpërndaje

Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetvendosje, i ftuar sonte në “Debat Plus”, komentoi për Qeverinë Hoti, deklaratat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe tubimin e nesërm të kësaj partie.

Sipas tij, arsyeja pse nuk kanë zgjedhur ende si zgjidhje protestën është rreziku i përhapjes së pandemisë në Kosovë.

“Gjuha e Hashim Thaçit ka qenë gjithmonë e njëjta dhe ne nuk i kemi frenuar protestat shkaku i deklaratave të tij të ashpra kohëve të fundit”, sqaroi Konjufca.

“Në aspektin e respektit të popullit, ai është në nivelin më të ulët dhe prej kësaj po burojnë sharjet e tij” theksoi ai.

Sipas tij, Thaçi nuk po heqë dorë nga shkëmbimi territorial dhe gjuha e tij është “luftënxitëse”.

“Hashim Thaçi është doktor i manipulimeve dhe shumë i palexueshëm”, thekson ai.

Konjufca u shpreh se vendimi i gjykatës është “i gjithi me fjalë të Thaçit, sikur ta thoshte ai” dhe shtoi se “kjo Qeveri natyrisht që është ilegale, mirëpo fokusi jonë ishte që a ta heqim këtë qeveri me polici apo si”.

Sipas Konjufcës, Qeveria me një deputet të dënuar nga gjykata dhe me një tjetër i cili tregon se si dha votën e tij për zgjedhjen e Qeverisë, dëshmon se “është jolegjitime”./Zëri.