“Kosova do instrumentalizohet në shërbim të kampanjës zgjedhore të Trump-it”

Shpërndaje

Nuk duket se ka gjasa për ndonjë marrëveshje të dyanshme, por më shumë do të ndodhë instrumentalizimi, sidomos i Kosovës, për kampanjën e Donald Trump në fushatë zgjedhore, ka thënë eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, njofton Insajderi.

Komente këto të bëra nga Von Cramon-Taubadel, kur ka folur për takimin e 27 qershorit në Uashington ku Kosova e Serbia do të takohen në Shtëpinë e Bardhë në praninë e vartësve të presidentit amerikan.

“Mesa duket nuk ka të bëj me ndonjë marrëveshje të madhe, përfundimtare. Të njohjes përfundimtare të dyanshme. Por më shumë ka të bëj me marrëveshje ekonomik. Mirëpo kjo duket që dy vendet, e veçanti Kosova do të instrumentalizohet për kampanjën presidenciale të presidentit Trump”, ka deklaruar gjermanja.

“Është shumë me rëndësi që për të bëhet një lloj publiciteti për çështje elektorale. Ka pasur edhe më parë çështje që janë realizuar nga Grenell, si çështja me vijën ajrore, hekurudhave, mirëpo ende nuk shohim diçka konkrete. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm se ka do të shkojë dialogu, derisa nuk e dimë se çka shkatërrohet kur shkoni atje dhe shtyheni në njërën anë”,

Raportuesja për Kosovën është shprehur kështu gjatë ditës së sotme në forumin parlamentar të procesit për bashkëpunim mes shteteve të Evropës Juglindore.