Kritika të ashpra për idenë e BDl-së për kryeministër shqiptar

Shpërndaje

Infantile dhe jo serioze. Kështu e vlerëson ish i burgosuri politik, Shpëtim Pollozhani idenë e kreut të BDl-së Ali Ahmeti për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni të Veriut. Sipas tij, Ahmeti për aq sa me vite të tëra nuk gjen konsensus mes shqiptarëve, aq më pak do të gjej me maqedonasit për një pozitë të tillë.

“Kjo është një fushqetë, petardë me shumë ngjyra sa për t’i zbavitur opinioni. Kjo është një deklaratë infantile dhe shumë jo serioze. Para se të thuhet një gjë e tillë, nevojitet një konsensus mes shqiptarëve mandej edhe të thuhet një deklaratë e tillë. Por kjo nuk pinë ujë derisa marrim parasysh raportet e partive shqiptare mes vete”- deklaroi Shpëtim Pollozhani, Kryetar i Shoqatës së të burgosurve politik.

Analisti Arsim Sinani vlerëson se ideja e Ahmetiti është e çuditshme dhe tentim për shpëtim.

“Kjo është një ide sa për të mbijetuar politikisht sepse kështu mendon se mund të shpëtojë dhe fitojë edhe një mandat. Nuk besoj se Ahmeti në karrierën e tij do ta përjetojë një kryeministër shqiptar sepse mendoj se ai shpejtë do të pensionohet. Këtë do ja përshpejtoj edhe Kovid-19 sepse qytetarët e panë se ai nuk është i aftë qytetarëve t’i garantojë as shëndetësi”- vlerëspn Arsim Sinani, Analist.

Ideja e BDl-së për kryeministër shqiptar u shpalos ditë më parë në përvjetorin e 18 të partisë. Promovimin e saj partia e Ahmetit e vazhdoi edhe sot. Ndërkohë partneri i koalicionit qeverisës, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev paralajmëroi se derisa ky është kushti i BDl-së për ekzekutivin e ardhshëm, atëherë integristët do të mbeten jashtë Qeverisë./ALSAT/