Kryeministri shqiptar, Rexhepi: Ai do të bëhet realitet fal angazhimit të Besës dhe jo BDl-së

Shpërndaje

Ditë më parë, deputeti i BDl-së, Artan Grubi në emisionin Click Plus tha se kryeministrin e parë shqiptar do ta zgjedhim bashkë me opozitën shqiptare pas 15 korrikut. Sipas tij të gjitha partitë shqiptare mbështesin idenë për kryeministër shqiptar, por duan kandidat nga partitë e tyre. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar nënkryetari i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi. Rexhepi e ka vlerësuar si marketing politik parazgjedhor propozimin e Grubit.

“Jemi në periudhë parazgjedhjeve, çdo ide që propozohet dhe vjen mbas 12 prillit është vetëm se një retorikë e PR që i shërben ndonjë partie politike. Ne veç i kemi dorëzuar listat, ne kemi partnerin tonë të koalicionit dhe sa i përket kryeministrit shqiptar ai do të bëhet realitet fal angazhimit të Lëvizjes Besa në një të ardhme të mëtutjeshme,” tha Kastriot Rexhepi për TV21.