Kumtesë e LSDM-së për masat ekonomike të Qeverisë

Shpërndaje

Masat ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM sjellin ekonomi të re zhvillimore dhe mbështetje të fuqishme për qytetarët dhe ekonominë.

Pakoja e tretë e masave ekonomike do të mundësojë rimëkëmbje të ekonomisë së Maqedonisë përmes mbështetjes direkte financiare të qytetarëve.

Seti i ri i masave të Qeverisë të udhëhequr nga LSDM, në vlerë prej 355 milion euro përfshin ‪730.000‬ shfrytëzues dhe do të simulojë rritje të likuiditetit, mbrojtjes, promovimit dhe rritjes së ofertës ekonomike vendore, ndërsa ofron edhe mbështetje për bujqit, si dhe për turizmin vendor.

Një pjesë e pakos së tretë të masave ekonomike janë kartelat pagesore të cilat dukshëm do t’u ndihmojnë qytetarëve në kushte të krizës dhe do ta përforcojnë shitjen e prodhimeve vendore.

Kartela pagesore vendore në vlerë prej 9.000 denarë është destinuar për personat e papunë dhe marrësit e ndihmës sociale.

Masat ekonomike kanë për qëllim ta ndihmojnë turizmin vendor, ashtu që të punësuarit me të ardhura deri në 15.000 denarë në muaj do të marrin vauçer për turizëm vendor prej 6.000 denarë dhe kartelë pagesore vendore prej 3.000 denarë.

Të rinjtë do të marrin mbështetje financiare prej 6.000 denarë dhe kartelë pagesore vendore me vlerë prej 3.000 denarë, si dhe vauçerë për bashkëfinancim të trajnimeve dhe kurseve për IT dhe shkathtësi digjitale.

Pakoja e tretë e masave ekonomike është mbështetje direkte për ekonominë e Maqedonisë, për inovativitet, zhvillim dhe ruajtje të vendeve të përhershme dhe të reja të punës.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM do të vendosë në dispozicion mjete financiare për mbështetje të kompanive Start ap të vogla dhe të mesme përmes bankave komerciale me 10 milion euro kapital fillestar.

LSDM si parti përgjegjëse do të vazhdojë edhe më tutje me gjetjen e vendimeve konstruktive për tejkalim më të lehtë të krizës, duke u udhëhequr nga interesi i qytetarëve si prioritet kryesor.