Kurti nga Prizreni: Vetëvendosja do t’ia shkurtojë jetën qeverisë ‘Koti’

Shpërndaje

Lëvizaj Vetëvendosje në faqen e tyre zyrtare në Facebook ka shpërndarë disa fotografi nga takimet e Albin Kurtit në Prizren.

Kurti në fjalimin e tij në këtë qytet tha se zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza janë zgjedhjet .

Ai tutje u shpreh se Vetëvendosje është e interesuar t’ia shkurtojë sa më shpejt jetën qeverisë “Koti” përcjell ALBAZONE MEDIA.

“Kryetari Kurti tha se Qeveria Koti që nuk varet thjeshtë prej Listës Serbe, por prej secilit deputet të kësaj liste, nuk ka as kredibilitet e as legjitimitet për të qëndruar, dhe se Lëvizja VETËVENDOSJE! që e bënë më së miri edhe qeverisjen edhe opozitën është e interesuar t’ia shkurtoj asaj jetën.” 

Postimi i plotë:

“Jemi të bindur që ekziston dalja nga kjo krizë, ekziston zgjidhja për problemet në Kosovë, dhe ajo zgjidhje janë zgjedhjet e reja, në mënyrë që në njërën anë qytetarët ta shprehin vullnetin në ato zgjedhje dhe në anën tjetër ta rifreskojmë legjitimitetin e institucioneve të Kosovës. Asnjëherë nuk ka pasur hendek më të madh të legjitimitetit midis ekzekutivit që teknikisht ekziston edhe popullit i cili politikisht dëshiron diçka tjetër. Prandaj, ky peticion, është duke u bërë peticioni më i madh në Kosovën e pasluftës”, tha Kryetari Kurti sot Prizren, ku pas vizitës në Therandë dhe Mushnikovë, takimeve me struktura e qytetarë që po punojnë dhe nënshkruajnë peticionin atje, qëndroi në Prizren në hapjen e Javës së Lëvizjes që fillon me Ditën e Lidhjes.

Kryetari Kurti tha se Qeveria Koti që nuk varet thjeshtë prej Listës Serbe, por prej secilit deputet të kësaj liste, nuk ka as kredibilitet e as legjitimitet për të qëndruar, dhe se Lëvizja VETËVENDOSJE! që e bënë më së miri edhe qeverisjen edhe opozitën është e interesuar t’ia shkurtoj asaj jetën.