Kurti paralajmëron themelimin e Lëvizjes Vetëvendosje edhe në Maqedoninë e Veriut! (Video)

Shpërndaje

Ish-kryeministri Albin Kurti tha se sot një vit më vonë do të festojnë edhe hapjen e selisë së Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut.

Ai këtë lajm e dha në fjalimin e tij në tubimin e 21 vjetorit të Ditës së Çlirimit dhe 15 vjetorin e Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova.

“Në 5 vjetorin më 12 qershor, 2010 kemi njoftuar se përveçse jashtë institucional do të angazhohemi edhe brenda. Strategjisë jashtëinstitucionale do t’ia bashkëngjisim atë brendainstitucional. Në 15 vjetorin përveç qendrës në Republikën e Shqipërisë fillojmë me inciativën për formimin e Vetëvendosjes edhe në Maqedoninë e Veriut”.

“Do të ketë Vetëvendosje në Kosovë, Shqipëri, diasporë dhe në Maqedoninë e Veriut ashtu që në përvjetorin e ardhshëm të mos flasë vetëm Boiken Abazi, por edhe dikush tjetër nga Shkupi, Tetova a Kumanova”.

Kurti në sheshin “Skënderbeu” falënderoi qytetarët e grumbulluar për mbajtjen e distancës dhe maskës, por këtu ai nuk la edhe pa përmendur kundërshtarët e tij politikë.

“Ju falënderoj që po mbani distancën fizike dhe masat mbrojtëse. Ky tubim së brendshmi e mban distancën fizike, por së jashtmi na e mban distancën politike sanitare nga regjimi i vjetër. Maska kundër maskarenjve, maskat e shëndeti kundër maskarenjve të politikës”.

I pari i Vetëvendosjes tha se në këto 15 vjet janë përforcuar, rritur dhe zgjeruar dhe u shpreh i bindur se bindshëm se do të fitojnë zgjedhjet e ardhshëm.

“Në këtë vit dhe tjetrin neve do të na ngelet i gjithë pushteti në duart tona. Pushteti qendror këtu, por edhe ai lokal nëpër komuna. Do të fitojmë të gjithë dhe kjo do të na gëzojë shumë, por duhet edhe të na brengosë për punët e shumta dhe përgjegjësinë e madhe që do të kemi. Bëhuni gati për krejt pushtetin sepse do të ikë kjo Qeveri Koti, e ne s’kemi kohë koti për të humbur”.