Kurti refuzon ftesën e Hotit për t’u bërë pjesë e dialogut

Shpërndaje

Kryetari i Vetëvendosjës, Albin Kurti ka refuzuar ftesën e kryeministrit Avdullah Hoti, për t’u bërë pjesë e diskutimeve në lidhje me dialogun me Serbinë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, i cili ka thënë se nuk do t’i përgjigjen ftesës së Hotit, sepse nuk do të jenë pjesë e këtyre takimeve, transmeton Zeri.info.

“Në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje kemi pranuar një letër para dy ditësh ku ftohej kryetari i LVV-së, Albin Kurti që të diskutojë me qeverinë aktuale për dialogun e ardhshëm me Serbinë. Një qeveri e varur dhe mundësuar nga votat e Listës Serbe dhe e formuar nga Thaçi e për të si dhe një qeveri që ia heq shtetit të Kosovës reciprocitetin me Serbinë, nuk ka as kredibilitet as legjitimitet. Prandaj ne nuk i jemi përgjigjur asaj ftese sepse nuk do të jemi pjesë të këtyre takimeve”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.