Kush po thotë se i kemi të gjitha të drejtat nacionale sipas Marreveshjes së Ohrit?

Shpërndaje

Shkruan: Dervish Alimi

Edhe pas gati 2 dekadash, politika shqiptare flet ne emer dhe krenohet me realizimin e frymes se Marreveshjes se Ohrit, pa qene e vetedishme se me kete e “varrosim” vete me duart tona çeshtjen nacionale kombetare ne Maqedonine Veriore si popull shtetformues me te drejta te barabarta me popullin maqedonas.

Fryma e Marreveshjes se Ohrit dalengadale po ngulfatet nga ata qe asaj i dalin me se shumti per zot, qe veten e quajne me meritoret per arritjen e saj, por edhe qe duhet t’i quajme me fajtoret per mosimplementimin e saj.

Kjo me ngjan me nje prind qe krenohet qe e ka bere nje femije por qe e ka lene ne mes te rruges dhe ne meshire te fatit, pa u perkujdesur per mireqenien dhe edukimin e tij si personalitet qe neser do te jete i afte qe vete te perballet me sfidat e jetes, fale rruges se trasuar nga prinderit e tij te devotshem dhe te pakursyer.

Respekte per kontributin e dhene per krijimin e parakushteve deri ne arritjen e marreveshjes se Ohrit, por disrespekte per deshtimin e kontribuesve ne realizimin praktik te saj. Ata qe u lavderuan se e fituan me pushke, dhe do te dinin te fitonin edhe me laps, eshte koha qe te bejne nje permbledhje te asaj qe u realizua ne terren, fale luftetareve te tille te lapsit…!

1. U deshtua ne resocializimin e luftetareve dhe familjareve te tyre qe ishin me meritoret per arritjen e saj. Ata, perveç disa rasteve individuale sporadike, jo vetem qe nuk e fituan ligjerisht statusin e “veteranit te luftes per te drejta qytetare, nese jo kombetare, fale avancimit te statusit demokratik te popullit te tyre”, por per t’u fshehur ky deshtim, u tha se askush nuk ka luftuar per pensione dhe privilegje, por secili prej tyre e ka kryer vullnetarisht obligimin e tij kombetar”. Megjithate, kjo fjali nuk i siguroi te gjithe luftetaret dhe familjaret e tyre, as me pensione familjare, as me beneficione sociale qe u takojne ne raste te pushimit te nje konflikti te armatosur, per vetem me nje satisfakcion moral dhe falemnderim simbolik per kontributin e dhene!

2. U deshtua ne realimin e perfaqesimit adekuat dhe te drejte ne administraten shteterore dhe publike, ku u tejkaluan te githa afatet per implemtimin e ketij perfitimi politik dhe kombetar. Edhe pas 20 viteve, jemi ne mes te rruges, ku perqindja e pergjithsjme ne administrate nuk kalon as gjysmen e 25%, madje ne disa institucione publike as qe eshte depertuar fare, ose kemi nje perqindje simbolike, ndersa ne administraten publike dhe neper ndermarrjet publike me pronese shteterore, as qe mund te behet per ndonje perfaqesimi dinjitoz.

3. Guha shqipe apo gjuha e popullates qe eshte mbi 20% e popullates se pergjithshme dhe qe flet nje gjuhe tjeter perveç gjuhes maqedone, e cila qe nga negocimi i saj dhe nga implementimi i saj ne Kushtetute, eshte e ndaluar te perdoret ne tere territorin dhe ne marredheniet me jashte, por qe eshte e lejuar pa asnje kufizim, te perdoret ne vendbanime me popullate mbi 20%, si dhe ne rrafshin vertikal ne komunikim me organet qendrore, pesoi disa gjymtime gjate rruges, me vete faktin qe dikush u pajtua nga paaftesia, te negocoje per diçka qe ishte e drejte e fituar dhe kushtetuese, gjate rregullimit me ligj te saj, ne menyre qe pas disa tentativave, dhe me presionin e opinionit publik dhe partive opozitare shqiptare, deri diku te arrihet ne nje perkufizim te pranueshem te implementimit praktik te saj, edhepse e detyruar te shkoje ne çift ne bashkepartnerin e saj te jetes gjegjesisht gjuhen maqedonase….Por nga fjala e shkruar ne ligj deri ne implementimin e saj ne praktike u krijua nje mal i tere, sepse dikush nuk deshiron te ushtroje presionin e duhur politik per implementimin praktik te saj.

4. Edhe decentralizimi i pushtetit u realizua dikund ne mes te rruges, sepse nuk u shoqerua me kompetenca dhe financa te mjaftueshme, por mbeti i varur nga financat qendrore dhe vullneti i politikes ditore…!

Te mos flasim per deshtime te tjera sepse do te na duhej nje liber i tere.