Lajçak për vizat: Pyetja është kur, jo nëse do të bëhen

Shpërndaje

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak gjatë një konferencë për media ka folur edhe për liberalizimin e vizave.

Lajçak ka thënë se beson që Kosovës duhet t’i hiqen vizat. Derisa shtonë se pret që ky vendim të merret sa më shpejtë, raporton lajmi.net.

“Unë vërtetët besojë që vizat duhet t’i hiqen Kosovës. Komisioni Evropian ka qenë i qartë. Fatkeqësisht akoma nuk ka pasur marrëveshje kondensuake mes shteteve anëtare për këtë dhe unë përdor çdo mundësi të mundshme në takimet e mija me shtetet anëtare, që ta theksoj këtë gjë Kosova meriton liberalizimin e vizave dhe duhet të marrë. Pyetja ime është kur, jo nëse do të bëhet. Do të bëhet. I kam propozuar partnerëve të mi që të vazhdojnë të punojnë shumë që të përmbushen të gjitha kriteret teknike dhe unë pres që ky vendim të merret më herët”, ka thënë Lajçak

Ai po ashtu ka thënë se një marrëveshje e mirë është ajo e cila sjell Kosovën dhe Serbinë më afër BE-së.

E për këtë ai thotë se nuk beson se mund të arrihet pa përfshirjen e BE-së.

“Edhe një herë dua të theksojë se nuk komentoj për aktivitetet e të tjerëve. Mirëpo për mua një marrëveshje e mirë është marrëveshja e cila sjell Kosovën dhe Serbinë më afër BE, dhe besoni kam dyshime serioze së një marrëveshje e tillë mund të arrihet pa përfshirjen e Bashkimit Evropian”, ka thënë Lajçak.