LAJMI I FUNDIT: Vjosa Osmani shkarkohet nga pozitat drejtuese në LDK

Shpërndaje

Vjosa Osmani edhe zyrtarisht nuk është më nënkryetare e LDK-së dhe anëtare e Kryesisë.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, sot me propozim të kryetarit të partisë, Isa Mustafa ka marrë vendim për shkarkimin e Osmanit nga pozitat drejtuese në parti, shkruan lajmi.net.

Arsyetimi i një vendimi të tillë ka të bëj me sjelljet e Vjosa Osmanit karshi proceseve të fundit politike, përfshirë mocionin ndaj qeverisë Kurti si dhe formimin e qeverisë Hoti.

Ndonëse LDK nuk ka lëshuar ende komunikatë për media në lidhje me rezultatet e votimit, shkarkimin e Osmanit e ka konfirmuar me anë të një postimi në Facebook, deputeti i kësaj partie, Haxhi Avdyli.

Të njëjtin vendim, ai e ka quajtur skandaloz.

“Vendimi i skandaloz për kinse shkarkimin permes Email të Vjosa Osmanit nga organet drejtuese të LDK-së, i inicuar nga njerzit pa legjitimitet qytetar, paraqet vetem një manipulim interneti e asgje më shumë. Votimi i përmes email është një vendim mashtrues dhe frigacak si gjithmonë i disa njerzëve që skanë guxim qytetar të maten e thirren si pronarë të LDK-së . Këta se kanë problem edhe ti manipulojnë rezultatet. Egziston mundesia që rezultatet i ketij sondazhi Online mund te jenë manipuluar prandaj ska vlerë as juridike as obligativ për askënd. Ne dhe secili aktivistë i LDK-së do e konsiderojnë këtë vetëm si nje sondazh pavlerë derisa ky vendim të mos mirret konform rregullave demokratike”, ka shkruar ai.

LDK ndërkohë më vonë pritet të dalë me rezultatet zyrtare të votimit që ka përfunduar në orën 19:00.