LSDM me 4 për qind para VMRO-së, koalicioni ASH-AAA e kalon BDl-në

Shpërndaje

Janë publikuar rezultatet e një anketë të zgjeruar që tregojnë rejtingun e partive në Maqedoni, shkruan nezavisen.mk. Sipas kësaj ankete, koalicioni LSDM-BESA ka rejting 20 për qind dhe për 4 për qind është para VMRO-DPMNE-së me 16 për qind.

Njëjtë si për Vmro-DPMNE, Anketa tregon rezultat jo të mirë edhe për BDl-në e Ali Ahmetit. Te partitë shqiptare udhëheq koalicioni ASH-AAA me 6.2 për qind, kurse BDl ka rejting 5.9 për qind.
Anketa është realizuar nga 30 maji deri më 6 qershor, përmes telefonit.

Një fakt tjetër interesant është se koalicioni LSDM dhe Besa kanë një avantazh të vogël midis maqedonasve ndaj koalicionit VMRO-DPMNE: 23.7 përkundrejt 23.5 përqind. Në mesin e shqiptarëve, LSDM-ja dhe Besa mund të presin 7.3 përqind të elektoratit, dhe VMRO-DPMNE nuk merr asgjë.

Në kolonën “kombësi” të tjera, LSDM ka një avantazh të madh ndaj VMRO-DPMNE: 26.5 përkundrejt 7.7 përqind.

Për qytetarët, problemi më i rëndësishëm për momentin është kriza me pandeminë Covid -19,(30.6 përqind), e ndjekur nga ekonomia dhe papunësia (23.4 përqind) dhe krimi dhe korrupsioni (13.3 përqind). eE ndjekur nga sundimi i ligjit me 8.3 përqind.

Në lidhje me epideminë Covid-19, sjellja e partive politike me notat 1 deri në 5. VMRO-DPMNE mori një notë të pakënaqur prej 36 përqind të të anketuarve, dhe 4 ose 5 – 7,7 përqind.

Rezultati i pakënaqshëm për LSDM-në është 26 përqind, dhe partia me 4 ose 5 u vlerësua nga 24.5 përqind e të anketuarve.

Të gjitha partitë shqiptare kanë nota të pakënaqshme mbi 40 përqind.

Në pyetjen se në cilin drejtim po lëviz shteti, 28.1 përqind thanë se në drejtim të “të gabuar”, 27.2 përqind u përgjigjën në drejtim të “duhur”, dhe 40.9 përqind e të anketuarve mendojnë se “as në drejtim të gabuar dhe as në drejtimin e duhur”.