Luana Vjollca mahnit me fotosesionin e fundit, përmes të cilit dërgon mesazh

Shpërndaje

Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, ka publikuar fotosesionin e saj më të ri.

Ditë ma parë, ajo kishte ndarë disa nga prapaskenat e xhirimeve, teksa bën të të ditur së është më se e lumtur pasi i është rikthyer jetës normale.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Luana ka ndarë disa imazhe nga seti i ri fotografik.

Bukuroshja bionde mbante të veshur një fustan unik me ngjyra bardh e zi, ndërsa dukjes i ka bashkangjitur edhe një makijazh të rëndë.

“Unë jam vajzë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Një përshkrim i tillë sikurse ky i prezantueses ka të bëjë me rastin e fundit në Tiranë, ku u përdhu*nua një 15 vjeçare.

Ndërkaq, veprime të ngjashme kanë bërë përdorues të shumtë të rrjeteve sociale, duke përfshirë edhe artistë të njohur, të cilët u bashkuan për të protestuar.

Foto në Facebook nga Luana: KËTU

Foto në Instagram nga Luana: KËTU