Mediumet kroate shkruajnë për ngjashmërinë e madhe fizionomike mes Avdulla Hotit dhe Goran Rakiqit

Shpërndaje

Formimi i qeverisë së re në Kosovë është temë mjaft aktuale edhe në Kroaci, si vend rival i Serbisë dhe shtet ku jetojnë mjaft shqiptarë me prejardhje nga Kosova. Mediumet në Kroaci kryesisht raportojnë afirmativisht për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, kurse në tekstet e tyre jo rrallë herë vërehet edhe frika se me formimin e qeverisë së re të udhëhequr nga LDK, do të fuqizohet roli i Serbisë në Kosovë dhe do të inkurajohet ky shtet t’i kthehet politikave nacionaliste që sollën shumë gjakderdhje në rajon.

Mediumet në Zagreb, që përkrahin Kosovën që nga koha e ish Jugosllavisë, shkruajnë edhe rreth një “pikanterie” të cilës mediumet kosovare nuk i kanë kushtuar shumë rëndësi: ngjashmërisë së madhe fizionomike mes kandidatit për kryeministër të Kosovës, Avdulla Hoti dhe liderit të Lista Sërpskas, Goran Rakiq.

“Nëse Avdulla Hoti qethet tullac, do t’i përngjajë plotësisht, së paku në fytyrë, Rakiqit të Listës serbe. Edhe nëse Rakiqi rrit pak flokët me siguri do të përngjajë plotësisht me Hotin”, shkruajnë këto mediume, duke publikuar edhe një fotografi të tyre që po qarkullon në rrjetet sociale.