Mesazhi i publikuar nga Meta me diplomatin, Rama përgjigjet: Është një turp, e kam bërë bisedën…

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për mesazhin e publikuar pak ditë më parë nga presidenti Ilir Meta, ku flitej për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në një intervistë në emisionin “Open” në Top Channel, Rama u shpreh se është në dijeni të mesazhit dhe ka pranuar bisedën e bërë në atë mesazh.

A keni një koment për përmendjen e emrit tuaj në mesazhet e publikuara nga Meta? “Mendoj se bërja e mesazheve publike është një shëmti e madhe për çdo kënd dhe jo më për kreun e shtetit. Dhe jo më që Kreu i Shtetit komunikon me një diplomat të lartë, është shëmti që ndodh vetëm këtu. Unë e mora këtë informacion. Nuk bëhet fjalë për të shtrembëruar apo deformuar kuadrin ligjor por për votimin dhe qëndrimin politik të shumicës në raport me një çështje të caktuar. Ku qëndron arsye për të shitur një marrëdhënie të tillë dhe denglën e madhe të kapjes…” tha kryeministri Edi Rama.

“Unë kam bërë bisedën dhe kam thënë se personi lehtësisht mund ta votojmë nëse është legjitim. Dhe kjo është biseda jonë” tha Rama. Zgjedhjen e bën presidenti jo ju. Ky është interpretimi juaj. I referohemi zotës në atë kohë, jo në herën tjetër. Mesazhi ishtë për vakancën tjetër. Po po si të thoni ju. Faktikisht zonja ishte në listë apo jo? Ishte në vakancat e tjera, në listën që e rrëmbyet ju. Unë i referohem Venecias kur them rrëmbim. Unë e njoh aftësinë tuaj për të qenë aftësinë e gazetarëve për të qenë jurist dhe ekonomist. Unë fals për rastin konkret dhe bisedën konkrete.