Mickoski kundër Ahmetit për kryeministër shqiptar

Shpërndaje

Ideja e liderit të BDl-së Ali Ahmeti për kryeministrin shqiptar vazhdon ta trazojë skenën politike në Maqedoni. Krahas Zaev që reagoi ashpër ditë më parë , edhe lideri i VMRO-së tashmë e ka dhënë qëndrimin rreth kësaj ideje.

Mickoski i VMRO-së thotë se ultimatumi i BDl-së për kryeministër shqiptar do të na largojë nga koalicioni në vend që të na ofrojë.

Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare thotë se Ultimatumi i BDl është një politikë nga shekulli i kaluar ndërsa sipas tij kusht për një koalicion do të jetë pranimi i programit të VMRO DPMNE.

Ultimatume të tilla si kryeministri shqiptar do të na heqin apo largojnë nga koalicioni në vend që të na afrojnë! është shprehur Mickoski.