Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank: Për ilaçin vendor kundër koronavirusit, “jemi në fazën e certifikimit”

Shpërndaje

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank tha se me sintezën e vet Turqia ka prodhuar një ilaç shumë të rëndësishme kundër koronavirusit të tipit të ri (COVID-19).

“Ilaçi i sintezës vendore i quajtur Favipiravir”, i zhvilluar nga ana e shkencëtarëve të mbledhur nën çatinë e “Platformës së Turqisë Covid-19” të Këshillit të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TUBITAK) arriti në fazën e certifikimit.

Shembulli i parë i ilaçit i prodhuar në një periudhë të shkurtër kohore prej 40 ditësh nga një ekip prej 32 personash iu paraqit ministrit Mustafa Varank nga ana e zhvilluesit të ilaçit Doç. Dr. Mustafa Guzel nga Universiteti Medipol i Stambollit, Anëtarja e Bordit Drejtues të Industrisë së Kimisë Atabay, Zeynep Atabay, që e solli ilaçin në nivelin e industrisë dhe Kryetari i TUBITAK-ut, Prof. Dr. Hasan Manda.

Varank, gjatë deklaratës së bërë në këtë vizitë tha: “Shkencëtarët tanë zhvilluan nën pararojën e profesorit Mustafa Güzel nga Universiteti Medipol i Stambollit sintezën vendore të ilaçit Favipiravir që mjekët turq kanë përdorur në mënyrë të suksesshme në kurimin e sëmundjes së koronavirusit. Edhe kompania e ilaçeve, Atabay përdori infrastrukturën e saj për tregtimin e ilaçit. Me mundësitë vendore dhe kombëtare prodhuam sintezën e një ilaçi shumë të rëndësishëm”.

Ai bëri të ditur se nën çatinë e “Platformës së Turqisë Covid-19” zhvillohen 17 projekte, një pjesë e tyre për vaksinën, një pjesë për prodhimin dhe zhvillimin e ilaçit dhe prodhimi i Favipiravir është një prej tyre.

“Arritja e një rezultati këtu, arritja e nivelit industrial dhe certifikimit të ilaçit na bën të lumtur dhe krenar”, tha Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank.