Miratohen ndryshime të Dekretit për zbatimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale

Shpërndaje

Qeveria në seancën e mbrëmshme miratoi ndryshime dhe plotësime të Ligjit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilin përcaktohet se ka përfunduar periudha kohore ku operatorët ishin të obliguar ta sigurojnë dokumentacion të nevojshëm për riregjistrim të serviseve programore që i riemitojnë dhe se duhet ta përmbushin detyrimin të dorëzojnë dokumentacion të përcaktuar përkatës deri te Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, të cilin duhet ta marrin nga radiodifuzerët e jashtëm, bëri të ditur sot pres shërbimi qeveritar.

Në mënyrë shtesë, është për shkak të sigurimit të kushteve përkatëse për informim të opinionit në këtë periudhë të shpalljes së pandemisë, me këtë dekret është përcaktuar detyrim për riemetim të obligueshëm të serviseve programore që tashmë janë paraqitur te rregullatori kompetent nga ana e operatorëve, qëndron në kumtesë.

Operatorët kabllorë pardje e ndërprenë emetimin e TV programeve në kohëzgjatje prej një ore në shejë të protestës nga, siç bënë të ditur, detyrimeve të imponuara jokushtetuese në Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale të garantojnë për të drejtat autoriale të programeve të cilat vetëm i riemetojnë dhe për këtë të mbajnë përgjegjësi penale dhe materiale. Plotësisht, reaguan edhe në atë se më datën 29 të muajit të kaluar, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, është miratuar Dekrat me të cilin ligji është plotësuar edhe me një detyrim, siç theksuan, në dëm të operatorëve dhe shfrytëzuesve që e sjell në pikëpyetje riemetimin e mëtejshëm të përmbajtjeve televizive përmes rrjetit tonë komunikues elektronik publik. Ky dekret, theksuan, u imponon detyrim operatorëve për riregjistrim të tashmë kanaleve të regjistruara të huaja në afat prej 60 ditëve.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës vlerësoi se me ndërprerjen është bërë shkelje e Ligjit për komunikime elektronike, ndërsa ministri dikasterial Damjan Mançevski dje paralajmëroi se do të kenë takim me të gjitha palët e prekura, duke potencuar se ngjarjet dhe informacionet e reja i japin optimizëm për tejkalimin e problemit.