Nisimi: Partive kur u bie rejtingu u rriten ambiciet

Shpërndaje

Eksperti për procese zgjedhore, Robert Nisimi, thotë se partitë shfaqin më shumë ambicie kur rejtingu i tyre bie. Sipas tij momenti më i mirë për të kërkuar kryeministër shqiptarë ka qenë në vitin 2011 kur Rufi Osmani kishte kërkuar nga partitë shqiptare që të bashkojnë 25 deputetë dhe të shfrytëzojnë rrethanat e atëhershme për të bërë kërkesa që në ato rrethana mund të realizoheshin. Ideja për kryeministër shqiptarë, sipas Nisimit, atëherë duhej të parashtrohej si kërkesë, mirëpo, siç thotë, BDl në atë kohë nuk e kishte mbështetur propozimin e Rufi Osmanit. Sipas tij, ide për kryeministër shqiptarë kishte ngritur edhe PDSH-ja në vitin 2014.