Osmani i reagon Thaçit: ‘Gjarpri’ provoi të kafshojë nderin e familjes sime

Shpërndaje

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka reaguar pas deklaratës së presidentit Hashim Thaçi se nëse dikush nga familja e saj i ka shërbyer Serbisë, ai e ka luftuar.

Osmani nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka thënë se Thaçi po e shpall familjen e saj tradhtare ashtu siç e kishte shpallur presidentin Ibrahim Rugova në vitet e 90-ta.

Sonte, gjarpri paska provuar të kafshojë nderin e familjes sime.

Babai im e ka njohur për Komandant suprem Dr.Ibrahim Rugovën. Me gjasë, prandaj, Thaçi po e shpallë familjen time tradhtare, njëjtë siç e shpallte Rugovën me komunikatat e tij të 90-tës e tutje”, a shkruar Osmani në profilin e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë nga Osmani në “Facebook”:

Sonte, gjarpri paska provuar të kafshojë nderin e familjes sime.

Babai im e ka njohur për Komandant suprem Dr.Ibrahim Rugovën. Me gjasë, prandaj, Thaçi po e shpallë familjen time tradhtare, njëjtë siç e shpallte Rugovën me komunikatat e tij të 90-tës e tutje.

T’i shërbesh vendit tënd duke e njohur Rugovën si prijës, sipas Thaçit qenka sikur t’i shërbesh Serbisë. Shpallja e kundërshtarëve politik si bashkëpunëtorë të Serbisë i ka paraprirë gjithnjë sulmeve fizike e eliminimeve.

E njëjta logjikë, si duket, po synohet të instalohet tash për të arsyetuar sulme të paramenduara e parapërgatitura.

Në historinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk do të ketë njollë më të zezë se sa zgjedhja e këtij njeriu për President të vendit. Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë sërish lidhje me popullin vetëm në ditën kur kërkon falje të sinqertë e përkulet para qytetarëve për këtë gabim i cili po e çon vendin tonë drejt humnerës. Por ky vend nuk i është nënshtruar as regjimeve gjenocidale. Nuk do të dorëzohet as para shpifësve në rolin e Presidentit. E deri atëherë, kur ky popull do ja tregojë vendin secilit, me votë, ky njeri mbetet faqja më e zezë e vendit tonë.