Osmani: Numri i të diagnostikuarve të rinj me Kovid-19 edhe më shqetësues, të respektohen masat parandaluese

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në profilin e tij në Fejsbuk ka bërë të ditur se sot numri i të diagnostikuarve të rinj me Kovid-19 është edhe më shqetësues dhe apelon të respektohen masat parandaluese.

Osmani: Numri i të diagnostikuarve të rinj me Kovid-19 edhe më shqetësues, të respektohen masat parandaluese

“Mundësia për të qenë pozitiv ose për të pasur kontakt me dikë që është pozitiv ditëve të fundit është shumë e madhe. Andaj apeloj që të silleni sikur jeni pozitiv dhe sikur secili me të cilin kontaktoni është pozitiv. Nuk duhet shumë për t’u mbrojtur: mos besoni në teoritë konspirative të gjithologëve, maska zvogëlon për 79 % transmisionin, mos u bën shkaku për vdekjen e më të afërmve tu”, ka shkruar mes tjerash Osmani në Fejsbuk.